Site icon Telegrafi

Studentët kundër Erdoganit, policia rrah dhe gjuan me plumba gome protestuesit

Policia turke u përlesh me disa qindra studentë sot në Stamboll.

Studentët demonstruan kundër vendimit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan për të caktuar Meliha Bulun, një anëtare e Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila dikur ishte një kandidate në zgjedhjet parlamentare, në pozicionin e rektorit të një prej universiteteve më prestigjioze turke.

Studentët u rebeluan, duke besuar se emërimi i Bull ishte përpjekja e Erdoganit për të kufizuar të drejtat akademike dhe kërkuan që Universiteti të lejohej të zgjidhte rektorin e tij.

Studentët që u mblodhën në kampusin e Universitetit të Bosforit brohorisnin “AKP larg universitetit tonë”.

“Nuk është një krim nëse dikush ka mendimin e tij politik. Emërimi i Bulu është i ligjshëm”, tha zëdhënësi i AKP-së, Omer Çelik pas takimit të partisë, i cili u ndoq gjithashtu nga Erdogan. /Telegrafi/

https://twitter.com/dersi4m/status/1346105269579821056

https://twitter.com/dogussimsek/status/1346125818553053186

https://twitter.com/bdenizbagatur/status/1346087766023614465

Exit mobile version