Telegrafi

Studentët kosovarë përfitojnë nga projekti REBUS që financohet nga Komisioni Evropian

Studentët dhe profesorët e Kolegjit Universum, të nivelit Bachelor dhe Master do të jenë përfitues për zhvillimin e aftësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness) të financuar nga programi për zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e lartë, Erasmus +, nga Komisioni Evropian.

Projekti REBUS (Ready for Business) ka si synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë ndërmarrëse të studentëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera Teknike nga
Ballkani Perëndimor dhe Rusia si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.

Impakti direkt i projektit përfshinë module të ndryshme, trajnime mbi ndërmarrësinë e orientuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive ndërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor, Master.

Institucionet partnere të BE-së do të mbështesin fuqishëm adresimin e sfidës për të prezantuar Ndërmarrësinë në Institucionet të Lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë duke krijuar edhe një rrjet bashkëpunimi të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë theksoi Branko Vujicak, Menaxher i Projektit nga Universiteti i Sarajevës (FBiH).

Kolegji Universum është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Gjermania, Italia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Siberia, Rusia, Mal i Zi dhe Shqipëria.

Ndërsa, Uran Rraci, nga Kolegji Universum potencoi që ky projekt do t’i ndihmoj profesorëve, stafit dhe më së shumti studentëve kosovarë në zhvillimin e shkathtësive inovative, ndërmarrësesi dhe validimin e komptencave, të cilat do t’i mundësojnë t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Projekti REBUS është projekti i dytë për zhvillimin e kapaciteteve dhe modernizimin Institucional që Kolegji Universum është përfitues. Kolegji Universum numëron 25 marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik me bursë të plotë të financuara nga programi Erasmus + i Komisionit Evropian.

Deri më tani, Kolegji Universum ka dërguar 35 studentë dhe 18 profesorë për ligjërim dhe trajnim ne Universitetet më të mira të Evropës.

Për të informuar si mund të përfitoni nga projektet dhe programet ndërkombëtare të Kolegjit Universum, kontaktoni përmes e-mailës info@universum-ks.org apo +377 44 144 062