Site icon Telegrafi

Studentët e UT-së improvizojnë seancë gjyqësore

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta, më 25 prill 2017, organizuan seancë gjyqësore të improvizuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Realizimi i kësaj seance nga studentët është një parapërgaditje e tyre për të marrë pjesë në aktivitetin ,,Ditët e gjykimit të simuluar”, projekt ky që financohet nga OSBE-ja.

Ky aktivitet organizohet me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe vlen të theksohet se studentët e Fakultetit Juridik edhe vitin e kaluar kanë qenë pjesë e këtij projekti.

Senancat e improvizuara gjyqësore, si dhe aktivitetet e tjera, përveç se u mundësojnë studentëve pjesëmarrjen e tyre në projekte të ndryshme, njëherit ata fitojnë përvoja të duhura praktike për profesionin që do ta ushtrojnë në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version