Site icon Telegrafi

Studentët e universiteteve private mes shpresës dhe frikës

Pluralizmi dhe demokratizimi i vendit u përcoll me disa parregullsi, me emocion, eufori, pasim dhe përqafim të dukurive pa një seleksionim të duhur. Përveç që u thye monizmi në partitë politike, biznese, kompani, monizmi u thye edhe në organizimin arsimor në Kosovë.

Pas luftës filloj hapja e shumë universiteteve private, ku brenda tyre studiuan disa dhjetëra mijëra studentë. Hapja e universiteteve private u shndërrua pothuajse në dukuri, prandaj, në problemet e tilla ku dëmtohen qytetarët, duhet të kemi qasje sa më racionale, konstruktive dhe të japim ide produktive.

Hapja e një numri të madh të tyre dhe lincesimi nga MASHT-I, pastaj mosakreditimi i menjëhershëm i asnjërit prej tyre viktimizoj studentët. Tash jemi në fazën tjetër të akreditimit dhe paraprakisht besoj që kjo çështje duhet parë nga disa prizma.

1. Universitetet private paraqiten si alternativë-ofertë për studime karshi universiteteve publike. Alternative parimisht ç’do herë duhet të paraqitet si ma produktive dhe më e avancuar. Rrjedhimisht kështu duhet të paraqiten edhe universitetet private, gjegjësisht, të jenë të dallueshme në aspektin infrastruktural, kadrovik, sistem të avancuar studimi si dhe departamente të nevojshme për shoqëri dhe të reja për sistemin arsimor të vendit përkatës.

Këto universitete private që kanë pas synim forcimin, arsimimin dhe edukimin e rinisë së një vendi kanë qenë të suksesshme. Madje disa kanë luajtur rol shumë të madh edhe në zhvillimin e vendit, p.sh Japonia pas Luftës së II Botërore ka filluar hapjen e shumë universiteteve private mbi parimet e lartcekura të cilat e kanë zhvilluar robotikën në Japoni. Llambro Filo dhe Gëzim Sala te libri “ Civilizimi Joperëndimor” cekin këtë arsye si shumë me peshë në zhvillimin e Japonisë.

2. Në Kosovë duhet të ndërroj mendësia karshi universiteteve private. Së pari duhet të ndërroj mendësia e pronarëve të universiteteve. Duhet qartë ta kuptojnë të gjithë pronarët e universiteteve private se ata janë vetëm themelues privat por veprimtaria e tyre është publike dhe duhet ti nënshtrohet rregullave ligjore.

Pronarët e universiteteve private nuk duhet ta trajtojnë atë si biznes familjar dhe ti vendosin rektorët, prorektorët apo dekanët apo organet e tjera menagjuese të universitetit si kukulla, pa asnjë të drejtë veprimi dhe marrje të vendimeve. Ata i kanë themeluar, menaxhimin e tyre duhet ta marrin ekspertët e arsimit dhe të ushtrojnë veprimtarinë mbi Ligj dhe Statut të universitetit përkatës.

Nën dy: duhet të ndërrohet mendësia e shoqërisë. Ideja e të qenurit e vetëm një universiteti publik në vend është ide e kaluar, prandaj duhet ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të këtij realiteti. Për të ndodh kjo shoqëria gjatë diskutimit, debatit, ideve apo alternativave duhet ta liroj veten nga: Përjashtimet (ose publik ose privat), paragjykimet, nihilizmi dhe përgjithësimet. Kur shoqëria jonë ta liroj veten nga këto koncepte ajo do të dijë të gjykoj drejtë dhe të tregoj edukatë të lartë të debatit.

Si dhe nën tre: duhet të ndërroj mendësia e pushtetit qeverisës. As ai nuk duhet ti shoh universitetet private si diqka të huaja, ato janë të një territori, e në atë territor ekzekuton ligjshmërinë qeveria përkatëse e cila duhet të kujdeset që edhe aty të ketë ligj dhe rregull. Madje pushteti qeverisës duhet ta ketë të qartë se edhe beteja për akreditim nuk është ndërpersonale por është ligjore dhe veprimtari që fund e fillim i prek studentët më së shumti.

3. Studentët duhet të jenë caku kryesor për tu ruajtur. Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar në rastin e marrjes së vendimit 9 pikësh për mosakreditim të universiteteve asnjë pikë të qartë nuk iu kushtojë studentëve.

Qeveria këtë vit që në momentin e marrjes së këtij vendimi duhet ta nxjerr edhe një vendim të qartë për çështjen e studentëve. Vendim që rregullon çështjen e studentëve të cilët ende i vijojnë studimet në universitetet apo fakultetet përkatëse të mosakredituara si dhe të studentëve që i kanë përfunduar studimet pranë tyre.

Vendimi i tillë duhet të jetë pozitiv për studentët dhe të ketë për qëllim ruajtjen e mëtutjeshme të studentëve nga viktimizimet e gjertanishme. Si dhe të parasheh sanksione dhe shpagim për studentë nga pronarët mashtrues të universiteteve private.

Studenti është i pafajshëm, ai ka ra viktimë e pazarllëqeve dhe mashtrimeve të ligësive për përfitime personale të dikujt. Dituria është universale në të nuk ka monopol askush, ashtu edhe qysh është e shenjtë e nuk mund ta marr rolin e mësuesit të saj çdo kush.

Exit mobile version