Site icon Telegrafi

Studentët e UBT-së dhuruan ushqime për banorët e Shtëpisë së Pleqve

Me plot buzëqeshje, urime e falënderime, banorët e Shtëpisë së Pleqve mirëpritën studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë të UBT-së, të cilët me shumë dashuri e përkushtim iu dërguan ushqime tradicionale e ëmbëlsira, të gjitha të përgatitura në laboratorët e UBT-së.

Ndërkaq, stafi i  UBT-së, Lumta Dida, Fidan Feka, Mehdi Zeqiri, Fisnete Hajrizi, Emine Daci e Violeta Lajçi, ishin ata të cilët i ndihmuan dhe shoqëruan studentët deri në përfundim.

Përveç ushqimeve, studentët e UBT-së shkëmbyen edhe biseda të ngrohta me të moshuarit që jetojnë aty, prej të cilëve morën shumë lëvdata e këshilla.

Në anën tjetër, stafi drejtues i Shtëpisë së Pleqve u tregoi mbi mënyrën e funksionimit, vështirësitë dhe sfidat në përkujdesje, si dhe mbi atë se çka mund të bëjë më shumë shteti dhe qytetarët për këtë kategori të shoqërisë.

Vizita e studentëve përfundoi duke ju premtuar të moshuarve që do i vizitojnë përsëri dhe do të përgatisin ushqime të shijshme për ta.

Exit mobile version