Telegrafi

Studentët e Shkupit marshuan për kushte dhe standarde më të mira

 

Studentët e Shkupit sot nisën marshin protestues para ndërtesës së qeverisë dhe u drejtuan drejt Ministrisë së Arsimit dhe SHkencës.

Studentët kërkojnë kushte dhe standarde që meritojnë studentët për të cilat, siç thonë ata, nuk ka asnjë kompromis.

“Sa kuadro të kualifikuar dhe të arsimuar duhet të largohen që të ndërgjegjësoheni? A e dini rezultatin e luftës që po bëni me ne? Zgjimi studentor është një pararojë e shumë ndryshimeve shoqërore. Shpresoj që në të ardhmen të kemi një shtëpi ligjvënëse më demokratike”, tha Milica Davçeva nga Lëvizja “Rezistenca Studentore”, në fjalën e saj në tubimin para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në organizimin e lëvizjes rinore “Rezistenca Studentore”, para tri ditësh është mbajtur një protestë, pas së cilës është arritur marrëveshje që zgjidhja ekzistuese për shujtën e subvencionuara të studentëve të mbahet deri në zgjidhjen sistematike, pas së cilës vijoi paralajmërimi për marshin për veprim të bashkuar në realizimin e kërkesave të mbetura. Nga Qeveria dje porositën se bëhet fjalë për të gjitha çështjet për shkak të të cilave bëhet thirrje në protestë dhe se në kohën më të shkurtër do të ketë zgjidhje.