Site icon Telegrafi

Studentët e Shkupit kërkojnë të mos paraqiten politikanë në marshin e tyre protestues

 

Studentët të cilët sot do të marshojnë për kushte më të mira për kërkojnë të mos paraqiten politikanë në marshin e tyre protestues.

“U bëjmë thirrje politikanëve të qëndrojnë anash dhe të mos vijnë në këtë marsh, për shkak se kur bëhet fjalë për të rinjtë, është e nevojshme që politika të tërhiqet”, thuhet në njoftim.

Studentët do të marshojnë për të kërkuar hapa të menjëhershëm për përmirësimin e standardit studentor.

Disa nga kërkesat janë rritja e pagesës për shujtjen studentore, kushte më të mira në konviktet studentore dhe disa kërkesa të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version