Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore ka vite që nuk kanë objekt të vetin dhe për këtë arsye studentët e biologjisë, fizikës, kimisë, matematikës dhe gjeografisë i zhvillojnë ligjëratat në kushte shumë të vështira.
Dekani i këtij FSHMN-së, Tahir Arbneshi, ka thënë se këtë problem disa herë e ka paraqitur në Komunën e Prishtinës. Por kjo e fundit ende nuk ka ndarë një lokacion për ta ndërtuar këtë Fakultet.
Zyrtarja për informim e komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu përmes telefonit i tha Klanit se rektorati i UP-së duhet t’i bëjë një shkresë komunës për këtë çështje e më pas të vendoset se çka do të bëhet.