Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” po bëjnë homazhe dhe po ndezin qirinj në nderim të Astrit Deharit.
Dehari, që ka qenë student i Mjekësisë në UP, të shtunën ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ai ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në këto momente në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është duke u zhvilluar autopsia që do të qartësojë rrethanat e vdekjes së 25 vjeçarit. /Telegrafi/