Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, gjatë muajit të ardhshëm do t’ia drejtojë Rektoratit të UP-së dhe Ministrisë së Arsimit kërkesën për themelimin e një biblioteke digjitale.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për KosovaPress një nga përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve në Senatin e UP-së, Argjend Softolli, i cili tha se kërkesën e bërë do t’ia drejtojnë UP-së e MASHT-it gjatë muajit nëntor.
Ai është shprehur se ky projekt është i kushtueshëm, por i domosdoshëm për studentët. /KosovaPress/