Site icon Telegrafi

Studentët e kolegjeve private do t’i nënshtrohen provimit shtetëror

Rezultatet e një ankete të realizuar ditë më parë nga studentët e gazetarisë, kanë nxjerrë të dhëna shqetësuese për cilësinë e arsimit në vend. Studentët e Universitetit të Prishtinës nuk e dinë kush është Hasan Prishtina, emrin e të cilit e mban Universiteti, ku ata marrin dije.

Ky është vetëm një nga problemet që e ka alarmuar edhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Nga edukimi i keq dhe kultura e papunës që është duke u krijuar në Kosovë, sipas tij mund të shfaqen pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen, nëse nuk merren masa tani.

Bytyqi tregon për Gazetën Fjala se ka nisur një reformë të thellë në arsimin publik dhe privat, me qëllim të përmirësimit të cilësisë, pasi në të dyja sektorët thotë se situata është e rëndë.

Derisa në shtatë universitetet publike, të hapura në kohë fushate elektorale nga Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër, pritet të këtë një organizim të stafit e programeve, në kolegjet private pritet të kthehet provimi shtetërorë.

Ai thotë studentët do t’i nënshtrohen provimit shtetëror në momentin kur e përfundojnë një program të caktuar në një fakultet të caktuar.

“… Studentët do t’u nënshtrohen provimit shteteror ne momentin kur e përfundojnë  një program të caktuar në një fakultet të caktuar… Pra, nuk mundemi t’i mbyllim sytë para një gjendje të tillë reale që sot ekziston. Ne sot e dimë që kemi një numër të jashtëzakonshëm të studentëve nëpër këto kolegje, që baraspesha e vlerës së diplomës dhe dijes nuk janë të barabarta”, thotë Bytyqi.

Ministri flet për super asistenten e Fakultetit Teknik që ligjëronte në 13 lëndë, punësimet familjare në UP, ndikimin politik në arsim, pagat e mësimdhënësve e masat për të dalë nga kjo situatë.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version