Studentët e Universitetit të Tetovës të shpërndarë në Kërçovë kanë protestuar sot para objektit ku i mbajnë ligjëratat, për të kundërshtuar transferimin e studimeve në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me indinjatën e tyre, sektori për informim i UT-së thotë se vendimi është marrë për faktin se asnjëra grupë e studentëve nuk e plotëson minimumin e duhur prej 20 studentësh, për të mbijetura disperzimi në Kërçovë.
Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pra të tërhiqet vendimi i objektit amë të universitetit./Telegrafi/