Site icon Telegrafi

Studentët e Kamboxhias transformojnë karrigen e shkollës në dron, që mund t’ju jep qasje zjarrfikësve në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave

Studentët nga Kamboxhia kanë dizajnuar prototipin e dronit nga disa pjesë të mobileve, siç është karrigia e shkollës.

Të rinjtë e Institutit Politeknik të Kamboxhias, shpenzuan 20.000 dollarë për ta transformuar karrigen e shkollës në dron – duke e pajisur me tetë helika që i mundësojnë të fluturojë në katër metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Në të ardhmen, ky ekip i studentëve shpresojnë të përmirësojnë dizajnin që do të mund të transportojë më shumë peshë dhe të fluturojë më lartë – duke besuar se droni do të mund të përdoret nga zjarrfikësit për të pasur qasje në kulme dhe ndërtesa të larta që kaplohen nga zjarri.

Janë tetë helikat që i montuan në karrigen e shkollës për të shërbyer si ulëse për pilotin, e sipas të rinjve ky dron mund të transportoj peshë deri në 60 kilogramë dhe të lëvizë në ajër për 10 minuta apo më mirë thënë të përshkoj një kilometër. /Telegrafi/

Exit mobile version