Telegrafi

Studentët e helmuar janë jashtë rrezikut për jetë

37 studentët e helmuar në konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë janë jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i spitalit në Gjakovë, Ahmeti Asllani, i cili tha se dy nga studentët janë liruar nga spitali, ndërsa 35 të tjerët po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Sipas tij, në mesin e studentëve të helmuar ka edhe nga Klina, Deçani, Istogu dhe të tjerë nga fshatrat e largëta të Gjakovës, të cilët banojnë në konvikt.

“Rastet po vazhdojnë të trajtohen edhe më tej. Ne kemi rritur numrin e personelit në spital si dhe kemi angazhuar një barnatore që të qëndrojë e hapur gjatë gjithë natës, për shkak të situatës”, ka thënë Asllani përmes telefonit.