Kjo duket të jetë premisa e disa studentëve të Harvardit, të cilët janë duke punuar për të zhvilluar një metodë të dërgimit të mesazheve nuhatëse përmes telefonave të mençur.
ITProPortal njofton se studentët e universitetit prestigjioz amerikan janë duke punuar nën drejtimin e institutit francez “Le Laboratoire” për të krijuar një aksesor të ri për telefona të mençur "i cili do të lejojë dërgimin e mesazheve nuhatëse në kohë reale, dhe në të gjithë botën", po aq lehtë sa ne dërgojmë sot mesazhet me tekst dhe zë.
Nuhatja do të gjenerohet nga një attachment i vogël i quajtur OPhone, i cili mund të lëshojë disa lloje të ndryshme të erërave në bazë të urdhrave që merr nga një aplikacion i telefonit i cili do të jetë i personalizuar për këtë punë.
Themeluesi Le Laboratoire, David Edwards e përshkruan projektin si një mënyrë të re e cila "jo vetëm se riprodhon një mënyrë ekzistues të komunikimit, por gjithashtu krijon një gjuhë të re." / Telegrafi /