Site icon Telegrafi

Studentet e Cambridget shumë të zhurmshme në shtrat

Rreth 400 studente të kolegjit Newnham, kanë marrë vërejtje që të jenë sa më diskrete në shtrat, pasi që Lidhja e Studenteve ka pranuar rreth 30 ankesa për shkak të zhurmës që bëjnë ato.

Atyre u është tërhequr vërejtja se, muret e holla të konviktit ndikojnë që aktivitetet e tyre në shtrat të dëgjohen pa problem edhe në korridoret e kësaj qendre studentore.

Lizzy Cole, presidente e Lidhjes së Studenteve të kolegjit Newnham, ka thënë se u është drejtuar studenteve që t’i kontrollojnë epshet e tyre, në mënyrë që të tjerët të mund të bëjnë gjumë të rehatshëm. /Telegrafi/
 

Exit mobile version