Parlamenti studentor është duke zhvilluar një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke mos lejuar që askush të hyjë në ndërtesën e rektoratit.
Protesta sipas organizatorëve pritet të zgjasë deri në dy orë.
Disa nga kërkesat e tyre kanë të bëjnë me bordin, gjendjen infrastrukturore të fakulteteve, kushtet themelore për studime, mungesa e literaturës, mosakreditimi i 24 programeve, bachelor dhe master dhe certifikatat e kurseve private (A2) për regjistrimin në programet master.
Studentët deklaruan se këto janë arsyet që protestojnë për të drejtat e tyre, te cilat sipas tyre po shkelen çdo dite.