Site icon Telegrafi

Studentët bëjnë thirrje për mbledhje të hapur të mërkurën në UKM

Pas mbajtjes së referendumit të ‘Plenumit Studentorë’, ku më shumë se 2600 studentë kërkuan ndryshime në organizatën e studentëve në UKM, tani kërkon mbledhje të hapur me debat për ndryshimet eventuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë mbledhje ata e kërkojnë për ndryshime, dhe promovim të zgjidhjeve të problemeve të ndryshme për studentët më të mirë, si dhe organizim, përmirësim e standardit të studentëve.

”Deri tani kemi dëgjuar një numër të madh të ankesave dhe problemeve të studentëve. Prandaj ne mendojmë se është koha që së bashku dhe në mënyrë kolektive, të diskutojmë në lidhje me mënyrat e trajtimit të tyre.
Kërkojmë që ”Plenumi i hapur” të mbahet të mërkurën në mesditë, në orën 18.” thuhet nga ‘Plenumi Studentorë’,/Telegrafi/

Exit mobile version