Site icon Telegrafi

Studentët ankohen se po kërcënohen nga sekretarja e Universitetit në Gjakovë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, thotë se ushtruesja e detyrës së sekretares së universitetit, Linda Dula-Halilabazi ka kërcënuar studentët me largim nga fakulteti dhe se u ka bërë shantazhe në forma të ndryshme.

Përmes një njoftimi për media, Parlamenti Studentor thotë se këtë problem do ta dërgojë në Gjykatë Themelore, meqë sipas tyre, ankesat e studentëve nuk janë marrë parasysh nga asnjë organ i UP-së.

Në njoftimin e Parlamentit Studentor thuhet se Dula Halilabazi u ka bërë shantazhe të ndryshme studentëve, për të cilat, ekzistojnë fakte.

Sipas Parlamentit Studentor, sekretarja Dula Halilabaz, vendimet për t’i dënuar studentët po i merr në bashkëpunim me kryetaren e komunës, Mimoza Kusarin.

“Znj.Linda Dula Halilabazi, i kërcenoi studentët me largim nga fakulteti, shantazhe në forma të ndryshme dhe kërcënime me telefonata, për këtë jemi në gjendje t’ju sigurojmë fakte. Ne nuk do të ndalemi deri sa të mirren masa adekuate konform rregullave dhe dispozitave ligjore sa i përket ankesave që kemi bërë kundër U.d Sekretares së Universitetit znj.Linda Dula Halilabazi, kjo e fundit nuk rri rehat derisa duke bashkëpunuar me Mimoza Kusarin arriti qëllimin t’i dënon me gjobë pesë studentë përfaqësues të Parlamentit Studentor. Po ashtu ankesat e studentëve nuk janë marrë parasysh n ga asnjë organ i Universitetit, ku jemi detyruar që këto ditë t’i adresohemi Gjykatës Themelore në Gjakovë, për shkak se edhe Ministri i Arsimit, nuk mori masa për këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Parlamenti Studentor thotë se gjendja krijuar në Universitetin e Gjakovës është shqetësuese.

Exit mobile version