Në konviktin “Pellagonija” në Shkup këto janë kushtet me të cilat po mbyllet edhe ky vit akademik për studentët. Një studente, që tashmë 3 vite me radhë banon në këtë konvikt tregon se kushtet janë të këqija dhe se sipas saj, studentët detyrohen që vetë të përkujdesen për rregullimin e dhomave të tyre, njofton TV21.
Disa studentë të kateve më të larta ankohen se kanë probleme me ashensorët, të cilët nuk janë në gjendje funksionale.
Një pjesë e studentëve nuk dëshirojnë të flasin më tepër për kushtet që kanë në këtë konvikt.
Problemet me konviktet e vendit kanë filluar disa vite më parë, kur disa studentë shpërndanë fotot e dhomave të tyre në rrjetet sociale./Telegrafi/