Një studente e fakultetit juridik ka habitur kolegët e saj, të cilët mezi po e njohin që kur brenda 12 muajve arriti t’i humbë 90 kilogramë.
Jennifer Ognenovski ishte betuar që të humb kilogramët e tepër në ditën që po festonte 21 vjetorin e lindjes, pasi peshonte plotë 160 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Në mungesë të energjisë, ajo hezitonte të dilte nga shtëpia që të takohej me miq dhe vazhdimisht ndihej e lodhur derisa ecte rrugëve.
Ajo gjithashtu tmerrohej kur vinte dita që të bëj shoping dhe të blejë rroba të reja, pasi mezi arrinte të gjente fustane apo xhinse që i përshtateshin.
Por një ditë ajo vendosi t’i thotë ushqimit të yndyrshëm stop dhe t’i nënshtrohet një diete strikte, që i ndihmoi të shndërrohet në një femër mjaft atraktive.
Tani studentja 22-vjeçe nga Sydney i Australisë po habit të gjithë me linjat e saj trupore, madje kolegët në fakultet mezi kanë arritur ta njohin. /Telegrafi/