“Konvikti studentor shtetëror ‘Shkupi’ – Shkup e informon publikun se janë identifikuar studentët të cilët kanë vendosur telefon mobil me kamerë në pjesën e jashtme të dritares së tualetit në katin e tretë te Konvikti studentor “Kuzman Josifovski Pitu”.
Bëhet fjalë për dy stdentë që qëndrojnë te konvikti, dhe menjëherë janë kapur pas raportimit. Siguria e studentëve, si dhe mbrojtja e privatësisë së tyre, janë shumë të rëndësishme për udhëheqësinë e konviktit. Secila shkelje konsiderohet si shkelje serioze, ndërsa studentë të dënohen sipas Rregullores së Konviktit Shtetëror Studentor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në ndërkohë, udhëheqësia e konviktit punon edhe në vendosjen e mbikëqyrjes video në konviktet shtetëore për rritjen e sigurisë së stdeuntëve”, thuhet në kumtesën e Konviktit Shtetëror Studentor “Shkupi”./Telegrafi/