Telegrafi

Studentë nga 13 shtete evropiane ia mësyjnë Ohrit në një aktivitet studentor

Mbi 150 studentë nga trembëdhjetë shtete evropiane do të marrin pjesë në projektin ”Ohri Jam” për shkëmbim kulturor, që organizohet nga 30 shtatori e deri më 3 tetor, në qytetin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të projektit, studentët do të kenë mundësi që përmes shumë aktiviteteve, të njihen më për së afërmi me kulturën dhe traditën e Maqedonisë.

Janë paraparë shëtitje nëpër Ohër, një natë ndërkombëtare, pastaj lundrim nëpër liqenin e Ohrit, dhe para se gjithash, të shoqërohen dhe shkëmbejnë përvoja me studentët e Maqedonisë.

Aktiviteti organizohet nga Bordi i studentëve evropian të teknologjisë – BEST./Telegrafi/