Mbi 150 studentë nga trembëdhjetë shtete evropiane do të marrin pjesë në projektin ”Ohri Jam” për shkëmbim kulturor, që organizohet nga 30 shtatori e deri më 3 tetor, në qytetin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të projektit, studentët do të kenë mundësi që përmes shumë aktiviteteve, të njihen më për së afërmi me kulturën dhe traditën e Maqedonisë.
Janë paraparë shëtitje nëpër Ohër, një natë ndërkombëtare, pastaj lundrim nëpër liqenin e Ohrit, dhe para se gjithash, të shoqërohen dhe shkëmbejnë përvoja me studentët e Maqedonisë.
Aktiviteti organizohet nga Bordi i studentëve evropian të teknologjisë – BEST./Telegrafi/