Telegrafi

Strumicë, vandalizim të zhardinjereve në sheshin e komunës

Vetëm katër ditë më vonë, sërish ka ndodhur vandalizëm në sheshin ”Goce Dellçev” në komunën e Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Persona ende të panjohur sërish kanë thyer një zhardinjere, dukuri e pazakontë për këtë komunë.

Ndërmarrja komunale ”Komunalec” kërkon që të ndërpritet ky vandalizim, pasi që blerjet janë bërë me para të qytetarëve. Rasti është paraqitur në polici, por nuk është gjetur ndonjë fajtor./Telegrafi/