Telegrafi

Strumicë, tentoi pesë përdhunime, kallëzohet penalisht një i ri

Sektori i Punëve të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj T.T (25), i cili dyshohet për veprën penale ”përdhunim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari e ka tentuar pesë herë që të përdhunojë viktimat, brenda një periudhe prej pesë ditësh.

Pas raportimit të rastit, ai është hasur nga policia, por ka tentuar që të ikë. Policia ka arritur që të kapë dhe ta arrestoj./Telegrafi/