Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, pasditen e sotme ka nënshkruar vendim për shkarkimin e drejtorit në shkollën e të cilit një mësues dyshohet se është kryer sulm seksual ndaj të miturës.
“Duhet të ketë rregull, disiplinë dhe përgjegjësi, gjithmonë dhe kudo në komunën e Strumicës.
Si person dhe kryetar komune jam i neveritur nga mësuesi në një shkollë në Strumicë i cili dyshohet për sjellje të pahijshme me një nxënëse të mitur në të njëjtën shkollë dhe për të cilën SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal nën dyshimin për sulm seksual ndaj fëmijës.
Çdo krim ndaj një fëmije duhet të dënohet, por edhe personat në poste drejtuese duhet të mbajnë përgjegjësi për krimin e punonjësve
Pa hezitim dhe me dëshirë të madhe për rregull, disiplinë dhe përgjegjësi sa jam kryetar komune, sot firmosa vendimin për shkarkimin e drejtorit të shkollës, ky le të jetë një paralajmërim për të gjithë”. tha Kostadinov./Telegrafi/