Telegrafi

Strumicë, kapen 17 emigrantë nga Bangladeshi

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë të SPB Strumicë dhe Qendra rajonale për punë kufitare, në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë në tre makina kanë kapur 17 emigrantë nga Bangladeshi.

“Zyrtarët policorë të SPB Strumicë dhe Qendra rajonale për punë kufitare Lindje, në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë në hyrje të Strumicës, kanë ndaluar makinën ‘Seat Altea’ me targa të Shkupit e drejtuar nga 29-vjeçari nga fshati Nikushtak, makinën ‘Volkswagen Passat’ me targa të Shkupit e drejtuar nga 21-vjeçari nga Shkupi dhe makinën ‘Audi A6’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga 25-vjeçari po ashtu nga Shkupi”.

“Gjatë kontrollit, në këto makina janë gjetur 17 emigrantë nga Banglladeshi, ndërsa shoferët e makinave janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshem”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzojnë paditë adekuate./Telegrafi/