Site icon Telegrafi

Strumicë, doli nga burgu për pushim shtëpiak, e mbyti rryma elektrike duke vjedhur kabllot

Një i dënuar me burg nuk e ka shfrytëzuar pushimin e tij shtëpiak ashtu siç duhet, por ka bërë më të keqen e mundshme.

Policia bën të ditur se 30 vjeçari ka tentuar që të vjedh kabllo elektrike. Nga rryma elektrike e trafostacionit në ish-fabrikën “Treska”, e ka pësuar keq dhe ka vdekur.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB të Strumicës./Telegrafi/

Exit mobile version