Telegrafi

Strumica po përgatitet për karnavalin tradicional

Me mbajtjen e festivalit të fëmijëve, nesër me fillim në orën 18:00, do të fillojë festivali i karnavaleve në Strumicë.

Bordi organizues të enjten planifikon të mbajë tri ngjarje. I pari është planifikuar në orën 12:00. Publikimi i rezultatetve për konkursin e krijimtarisë letrare duhet të publikohen në bibliotekën “Bllagoj Jankov Myceto” nga Strumica.

Në 19:30 do të jetë e hapur ekspozita për fotografi nga karnavali i vitit të kaluar, ndërsa në orën 20:00 nxënësit nga shkolla e muzikës “Boro Xhoni” do të vazhdojnë koncertin tradicional nën maska./Telegrafi/