Shoferi i paemëruar nga Qoubec i Kanadasë, është ndaluar nga mbrojtësit e rendit sepse voziste ngadalë dhe kishte drita shumë të dobëta.
Por, befasia më e madhe për ta, ishte kur gjetën një dru të lidhur me tela, që mbante strukturën mbajtëse që kishte pësuar dëmtime, transmeton Telegrafi.
Pos kësaj, Toyota Terced e prodhuar më 1999, nuk kishte fshesa të xhamit të përparmë, ndërsa nuk ishte regjistruar për një kohë të gjatë.
“Nuk i mungonte shoferit shishja e birrës, të cilën e kishte lënë në ulësen e përparme”, shkruan në raport lidhur me rastin.
Megjithëse është publikuar fotografia e këtij improvizimi, nuk ka pamje të përgjithshme të tërë veturës.
Por, më poshtë është imazhi, që e shfaqë një model të ngjashëm në kohën kur është lansuar. /Telegrafi/