Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Agim Bahtiri ka bërë me dije se kjo parti është duke punuar intensivisht për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Bahtiri ka bërë me dije se strukturat e AKR-së ndodhsha do të mblidhen këtë javë për t’i rrumbullakuar gjërat e ecjes më tutje.
Ai beson se AKR-ja në zgjedhjet e ardhshme do të marrë më shumë se 20 për qind.
Bahtiri ka thënë se disa personalitete të shoqërisë civile kanë shprehur gatishmërinë t’i bashkohen AKR-së.
Ai ka mohuar zërat se Mimoza Kusari-Lila do ta lërë AKR-në.
Sipas tij, ajo e ka në zemër AKR-në dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë parti. /Telegrafi/