Në rrugën lokale për në fshatin Bogojci, një shofer ka tentuar të godasë dy policë, pasi policia e ka urdhëruar përmes sinjalistikës që ai të ndaloj.
“Rreth orës 11:20 të ditës së djeshme, në rrugën lokale për fshatin Bogojci të Strugës, policia e Stacionit Policor Veleshtë i ka dhënë shenjë ndalimi mjetit të pasagjerëve “Opel Frontera”, pa tabela, i cili ka qenë i ngarkuar me dru dhe në të cilën ndodheshin dy persona. Pasi drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar, ai ka tentuar ti godasë me veturë dy punonjësit e policisë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja shtuan se nuk ka të lënduar, ndërsa ekipi për çështje kriminale Strugë ka bërë kontroll në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.