Ulje të konkurrencës jolojale, ndërprerje të agjencive me një person, përmirësim të infrastrukturës, rritje drastike të kontrolleve, janë vetëm disa nga kërkesat e punonjësve turistik në prag të sezonit të ri. Në takimin me autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë është shqyrtuar mundësia e për ndryshime në ligjin për turizëm në të cilin do të përfshiheshin edhe vërejtjet e lartpërmendura.
Agjencitë turistike nuk pajtohen me propozimin për deponimin e rreth 200 mijë euro për marrjen e liçencës për hapjen e Agjencisë, duke shtuar se kjo do t’i rrit çmimet e prenotimeve. Është propozuar formimi i inspeksioneve turistike.
Nga Dikasteri i Ekonomisë thonë se të gjitha propozimet që mund të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e gjendjes së turizmit do të jen të pranueshme. Ndërkohë në prill priten ndryshimet e Ligjit të dorëzohen për shqyrtim në Qeveri.
Ndryshe, deri në fillim të sezonit turistik mbeten edhe tre muaj, edhe pse grupet e para të turistëve nga Holanda dhe Belgjika arrijnë në fillim të muajit maj./Alsat/