Në Strugë vetëm për disa ditë janë shënuar tetë raste të reja të të prekurve nga fruthi. Me këtë, numri i përgjithshëm ka shkuar në 49 raste, ndërsa epidemiologët druajnë se numri do të rritet.
Nga të regjistruarit deri tani 13 janë personel mjekësor. Gjashtë nga të infektuarit e ri janë të moshës 40 deri në 50 vjeç, dy janë fëmijë një vjeçar.
Problem shtesë paraqet fakti që në spitalin e qytetit të Strugës nuk ka repart infektiv, kështu që të gjithë rastet dërgohen në Ohër për shërim.
Ndryshe, para disa ditëve në këtë qytet është shpallur gjendje epidemie, ndërsa përveç Strugës, epidemi e fruthit është shpallur edhe në Shkup./Telegrafi/