Site icon Telegrafi

Strugë, paraburgim për tre persona për drogë

Prokuroria Themelore Publike Ohër dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale të shitjes së drgoës.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, të dyshuarit më 7 janar 2020, rreth orës 1:40 me automjetin ‘Alfa Romeo’, pa autorizim kanë bartur drogë narkotike marihuanë. Droga ka qenë prej 4.574.2 gramë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tre të dyshuarit e kanë bartur drogën nga Struga drejt Ohrit. Pasi kanë vërejtur policinë, të dyshuarit kanë ikur kurse automjeti i të dyshuarve është ndaluar nga policia.

Dy të dyshuarit janë 23 vjeçar nga Manastiri dhe 43 vjeçari nga Velshta e Strugës. Ata menjëherë janë privuar nga liria. Personi i tretë, 34-vjeçari nga Manastiri është arrestuar në Manastir.

Gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë që të tre të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë./Telegrafi/

Exit mobile version