Site icon Telegrafi

Strugë, paditen penalisht dy persona për vjedhje në markete

Dy persona nga rrethina e Strugës janë paditur penalisht, pasi kanë vjedhur para, cigare, lap top dhe veshje për meshkuj, nga një market dhe butik në Strugë, me çka kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasuri në vlerë prej 116 mijë denarë.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje në tentim”, policia e Strugës deri tek Prokuroria Themelore ka dorëzuar padi penale ndaj S.O (27) nga Struga dhe P.S (27) nga fshati Brçevo i Strugës”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB shtojnë se të paditurit veprat penale i kanë kryer më 3 mars të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version