Siç njoftojnë nga SPB Ohër, një i mitur nga Struga ka tentuar ta përdhunojë 27-vjeçaren nga Struga. Rastin e paraqiti daja i vajzës, ndërsa kundër të miturit do të përgatitet parashtresë adekuate.
“Në stacionin policor të Strugës, në ora 20:4, 42 vjeçari ka denoncuar tentim për përdhunim nga një i mitur ndaj mbesës së tij 27 vjeçare. Në stacionin policor të Strugës, në praninë e prindërit, është marrë për bisedë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftim.
Ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e saj e cila ka arritur të shpëtohet nga sulmuese duke kërkuar ndihmë nga shtëpia afër, në të cilën ka jetuar daja i saj./Telegrafi/