Telegrafi

Strugë, koncesionerët e deritanishëm të plazheve fillojnë largimin e ndërtimeve pa leje

Në Strugë koncesionerët e deritanishëm të plazheve kanë filluar vetë ti largojnë platformat e vendosura në Liqenin e Ohrit, pasi të premten kanë marr vendim për largimin e menjëhershëm të tyre.

Kjo vjen pasi kryetari i Strugës Ramiz Merko gjatë gjithë mandatit të tij deklaronte se në qytetin e Strugës, në zonën e mbrojtur përgjatë liqenit nuk ka ndërtime pa leje.

Ndërkohë sipas “Alsat”, në Strugë në pjesën e mbrojtur të Liqenit gjenden 65 ndërtime pa leje.