Telegrafi

Strugë, kallëzim penal ndaj një personi për shkak të ndërtimit të objektit pa leje

Policia nga Struga ka ngritur kallëzim penal kundër një 50-vjeçari B.K. nga fshati Kalisht, Strugë, për shkak të ndërtimit të një objekti pa leje.

“Gjatë vitit 2019, në rrethinën e Strugës, i lajmëruari si pronar dhe investitor, pa marrjen e lejes dhe miratimit për ndërtim, ka ndërtuar një kamp dhe dy objekte ndihmëse”, informojnë nga MPB./Telegrafi/