Me ushqime cilësore dhe çmime të përballueshme, Struga po kërkon të tërheq sa më shumë turistë në këtë sezon . Tradicionalisht pritet që qytetin ta mbushin mërgimtarët, si dhe mysafirët nga qytetet brenda vendit por edhe shtetet fqinje.
“Nga Frankfurti jemi, vijmë për herë të parë në Strugë. Struga është qytet i bukur, ka shumë njerëz të mirë, vende të mira dhe ushqim të mire”, u shpreh një turist nga Gjermania për Alsat-M.
Hotelierët thonë se këtë vit janë mjaft të përgatitur për të mirëpritur mysafirët. Vozitja në anije me pedale ose shëtitja me varkë në liqen janë veçanërisht atraktive për vizitorët. Mysafirët në Strugë këtë verë do të kenë në dispozicion për pushime disa plazhe dhe park të ri fëmijësh./Telegrafi/