Disa tabela rrugore në gjuhën shqipe në dalje të Strugës në drejtim të Ohrit ende janë të shkarravitura. Por, jo vetëm kaq, këto shenja janë shkatërruar plotësisht dhe të njëjtët me vite s’ka kush ti ndërrojë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore, që në korrik të vitit 2015 për Alsat M kishin deklaruar se për tabelat e dëmtuara rrugore po ndërmerren aktivitete pastrimi, kurse ato që ishin shkatërruar plotësisht duhet të zëvendësohen me të reja. Por, gjendja në terren flet tërësisht të kundërtën, nga atëherë deri tani nuk është bërë asgjë.
“Absolutisht nuk janë në rregull dhe duhet të ndërrohen. Por, kultura jonë është në atë nivel. Me vite është kështu. Edhe në dalje të Dibrës, do ta gjeni të njëjtën”, deklaroi një qytetarë.
Edhe zyrtarët lokalë e dënojnë shkatërrimin e tabelave. Tabela të shkarravitur të vendbanimeve, veçanërisht në gjuhën shqipe ka edhe në lokacione tjera në Strugë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vQRQ_ZigrJY