Site icon Telegrafi

Strugë, 72 divorce vetëm në tremujorin e dytë të 2023

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, numri i lindjeve është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në tremujorin e dytë të vitit 2023, numri i lindjeve të gjalla është 4 019 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri ilindjeve është ulur me 8.9 %.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 kanë vdekur 4,730 persona, nga të cilët 6 foshnje, që shënon ulje prej 0.5 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Ndërsa sa i përket numrit të martesave në tremujorin e dytë të 2023 është rritur me 10.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe janë realizuar gjithsejtë 3,228 martesa ndërsa sa i përket divorceve në këtë tremujor nga Entit Shtetëror për Statistikë raportojnë se në vendin tonë janë divorcuar 467 çifte.

Lindjet në vend: 4,019

Gjithsej vdekjet në vend: 4,730

Shtimi natyror: – 711

Martesat në vend: 3,228

Divorcet në vend: 467

Edhe pse numri i martesave është më i lartë se numri i divorceve, përsëri nuk mungojnë divorcet as neper komunat më të vogla. Në komunën e Zhelinës vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë divorcuar 13 çifte ndërsa janë martuar 47 çifte, në Bogovinë janë divorcuar 8 çifte ndërsa janë martuar 32, në Kavadar 14 janë divorcuar ndërsa janë martuar 64 çifte.

Në Komunat qe nuk janë divorcuar në tremujorin e dytë të këtij viti radhitet Komuna e Kërçovës me asnjë divorc ndërsa janë martuar 77 çifte. Më pas vjen Komuna e Dibrës me asnjë të divorcuar ndërsa janë martuar 28 çifte dhe poashtu Komuna e Haraçinës me asnjë të divorcuar ndërsa janë martuar 23 çifte. Shtimi natyrorë në vendin tonë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti është negativ me minus 711 banorë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve./KlanMacedonia

Exit mobile version