Telegrafi

Strugani vdes duke i’a pastruar oxhakun vëllait

48 vjeçari nga Radolishta e Strugës, ka vdekur pas ka rënë nga kulmi i shtëpisë së vëllait. Ai ka qenë duke pastruar oxhakun e shtëpisë së vëllait të tij, informon Ministria e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje, rreth 08:00 S.M. (48) duke pastruar oxhakun, ka rrëshqitur ka dhe ra nga kulmi i zonës së ngrirë, e cila i ka shkaktuar lëndime të rënda. I është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Strugës, dhe për shkak të ashpërsisë së lëndimeve emergjente është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit, por gjatë transportit ka vdekur. /Telegrafi/