Site icon Telegrafi

Struganët sot protestojnë ndaj tymit që ka mbuluar qytetin

Struganët sot do të dalin në protestë për shkak të ngufatjes së tymit gjatë festës së Pashkëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deponia e cila gjindet shumë afër qytetit, pa ndalur në një fushë të Strugës, zjarri, gati katër ditë ka qëndruar ndezur dhe për këtë askush nga kompetentët nuk ka marrë asnjë masë.

Ashtu siç informojnë dëshmitarët, tymi i dendur ka lëvizur edhe drejt fshatrava për rreth Strugës, varësisht prej erës.

Por nga Komuna e Strugës përmes faqes së tyre në internet kanë kumtuar se dje në deponi janë gjetur dy goma të mbushura me benzin dhe rastësisht janë hedhur në deponi, me qëllim, sipas Komunës, të shkaktojnë kaos, zjarr të pakontrolluar dhe me ajër të padurueshëm për qytetarët dhe turistët. /Telegrafi/

Exit mobile version