Qytetarët e Strugës nuk heshtin në lidhje në deponinë e paligjshme në qytet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Protesta do të mbahet sonte nga ora 18 e cila do të fillojë para Çarshisë së Strugës.
Këtë protestë e inicon Lëvizja Mjaft dhe kërkojnë që të mbyllet deponia.
Problemi i deponisë ka qenë që moti në këtë qytet, por tani është ri-aktualizuar përshkak të ndezjes së mbeturinave./Telegrafi/