Deponia e Strugës edhe pse është shuar përfundimisht edhe më tej paraqet problem për struganët. Qytetarët akoma thithin ajër të ndotur, po qëndrojnë fuqishëm pas kërkesave të tyre që ajo deponi urgjentisht të dislokohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, edhe pas dy javëve pushteti i Strugës edhe pse premtoi, akoma nuk kanë gjetur zgjidhje konkrete për këtë problem. Ata thonë se po punojnë tematikën, që deponia të vendoset në Bukovë në rrugën Ohër-Resnjë, vetëm 20 km larg qytetit të Ohrit.
Por për këtë duhet miratimi i Komunës së Ohrit, ndërsa prej atje nuk japin dritën e gjelbërt. Kryetari i Komunës së Ohrit, Bakraçeski, thotë se nuk është koha që të sillen vendime të shpejta dhe theksoi se nëse ajo ju pengon struganëve, ju pengon edhe qytetarëve të Ohrit./Telegrafi/