Telegrafi

Struga, Shkupi e Shkëndija favorit në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë

E mërkura sjell futboll në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku ekipet nga Liga e Parë do të kenë detyrë kushtimisht të lehtë, pasi do kenë përballje me ekipe të rangut më të ulët, ndeshje këto që luhen në kuadër të 1/16-tës. Ndërsa tri duele të tjera janë në program me 2 tetor, njofton Telegrafi.

Struga do të ketë përballë kundërshtar nga Liga e Tretë, ekipin e Sllogës së Vinicës. Njëjte edhe Shkupi në përballjen direkte për kualifikim në 1/8 tën ka ekip nga Liga e Tretë, bëhet fjalë për ekipin shqiptar që vjen nga Tetova, FC Xhepçishti.

Shkëndija në short fitoi kundërshtar edhe më të lehtë, bëhet fjalë për skuadrën nga Manastiri, Jeni Maale që garon në Ligën Komunale të Manastirit dhe në këtë duel trajneri i kuqezinjve do tu jep shansin futbollistëve të cilët kanë pasur më pak minuta gjatë pesë javëve të para në kampionat.

Besa e Dobërdollit rrugëtimin e saj e nis në Ohër, ndaj ekipit të Ligës së Dytë Ohrit. Ekipi i vetëm shqiptar nga Liga e Dytë që garon në kupë është Arsimi, ndërsa për kundërshtar do të ketë Kozhufin që gjithashtu garon në Ligë të Dytë dhe është një ekip mjaft i fortë.

Në kuadër të 1/16 garon edhe një skuadër tjetër shqiptare nga Liga e Tretë, është Shkëndija e Haraçniës dhe para vete ka një mision të vështirë për të kaluar sfidën e parë, pasi përballet me ekipin më në formë të kampionatit më të mirë të vendit, Rabotniçkin.

Gjithsesi të gjitha ekipet pjesëmarrëse pa marrë parasysh se në cilën kategori luajnë futboll, startojnë edicionin e ri në Kupën e vendit për një vend në 1/8 e finales, ndërsa të gjitha ndeshjet nisin me fillim nga ora 15:00.

Takohen: Xhepçishti – Shkupi, Jeni Maale – Shkëndija Tetovë, Slloga Vinica – Struga, Ohri – Besa, Kozhufi – Arsimi, Shkëndija Haraçinë – Rabotniçki, Vardari Negotinë – AP Brera, Boreci – Detoniti, Skopje – Pelisteri, Karbinci – Sileksi, Novaci – Vardari, Sloboden Skopje – Bregallnica.

Bashkimi – Voska, Pobeda – Gostivari dhe Bellasica – Makedonjia Gj.P , ndeshjet e tyre i luajnë me 2 tetor me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/