Mërgimtarët edhe këtë verë do të jenë më të shumtët në bregun e liqenit të Strugës. Struga pret sezon të mirë këtë verë dhe mërgimtarët nga Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara do të sjellin pjesën më të madhe të parave në ekonominë vendore. Një pjesë e mirë e tyre në verë bëjnë dasma dhe festa të ndryshme familjare, kështu që kapacitetet e hoteleve tashmë janë 90% të rezervuara për ngjarje të tilla. Hotelierët presin edhe turistë të huaj, por thonë se paralajmërimet nuk janë ato që prisnin.
“Kishte njoftim për mysafirët holandezë dhe njoftimet po realizohen, ndoshta jo sipas planit siç donim ne, por të paktën do të fillojmë pas koronës, në një nivel më të lartë se vitet e mëparshme”, u shpreh Ana Jançeva – menaxhere hoteli.
Hotelet e Strugës tashmë kanë rritur çmimet e aranzhmaneve nga 20 në 30%.
Punonjësit turistikë kanë kritika edhe për zgjidhjen e ngadaltë të disa problemeve bazë që janë në Strugë për vite me radhë.
“Përveç infrastrukturës, ata ankohen për qentë endacakë që kanë qenë problem për vite me radhë, si dhe për mbeturinat”, tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli.
Struga edhe këtë verë do të konkurrojë Ohrin me çmime më të ulëta për shërbimet e hotelerisë në restorante dhe kafene. Punonjësit turistikë presin një sezon më të suksesshëm se dy të mëparshmit./Alsat/