Struga shkruan historinë në Podgoricë dhe kalon për herë të parë një rreth në garat evropiane.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që ruajtën avantazhin 1-0 prej takimit të parë, por fituan edhe në Mal të Zi ndaj kundërshtarëve të Buducnost, me rezultatin 3-4.
Një festival golash në “Stadion Pod Goricom”, por në fund ishin të besuarit e Shpëtim Duros ata që avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
Sulmuesi maqedonas Marjan Radeski realizoi tre gola, derisa Besart Ibrahimi një tjetër në suksesin e Strugës në Podgoricë.
Pas kualifikimit plotësisht të merituar, Strugën do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu të Hesperange në turin e tretë të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/